Studentët e UBT-së, më të kërkuarit në tregun e punës

23/01/2018

 

Studenti i UBT-së në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në nivelin master, Agron Krasniqi, është duke punuar si menaxher i Shitjes në kompaninë Medical Group. Megjithëse, kjo nuk është përvoja e tij e parë, pasi përgjatë viteve sa ka qenë student i UBT-së edhe në nivelin bachelor, ai ka punuar edhe nëpër shumë kompani të njohura vendore.

 

Krasniqi, deri para pak ditësh ka qenë pjesë e kompanisë Meridian (Buka Bakery), ku ka punuar po ashtu si menaxher i Shitjes, ndërsa para kësaj përvoje, ka punuar në kompaninë Noble, në cilësinë e menaxherit të Marketingut, si dhe ka qenë menaxher për Marrëdhënie me Klientë në kompaninë Meridian Express dhe në atë Oglivy-Karrota.

 

Tërë këto suksese, studenti Krasniqi thotë se i ka arritur me angazhim e përkushtim dhe me ndihmën e UBT-së.
“Për mua, UBT ka qene urë lidhëse me tregun e punës, ku falë këtij institucioni, unë kam filluar punën, duke u njohur fillimisht si student i UBT-së”, u shpreh ai, teksa shtoi se planifikon që rrugëtimin profesional të mos e ndalojë kurrë.