Studentët e UBT-së fituan bursa nga Ipko Foundation

13/07/2012

 

Prishtinë 13 korrik 2012-  Fatos Sylaj, Trim Kadriu  dhe Besfor Ajeti,  studentë të vitit të dytë  në UBT, janë fituesit e bursave të studimeve nga  kompania “Ipkofoundation”,  në vlerë me mbi 80% të pagesës së semestrit për vitin akademik 2012/2013.

 

Kriteret për marrjen e bursës në fjalë kanë qenë parakusht që studentët të kenë notën mesatare mbi  8.5, të shkruajnë tri ese për vizionin e tyre për teknologjinë si në gjuhën  angleze, t’i cekin përvojat e tyre të më hershme profesionale etj.

 

Mënyra e vlerësimit për ndarjen e bursave nga ana e jurisë  ka qenë shumë transparente dhe profesionale, tha Trim Kadriu, njëri ndër fituesit  e bursës.

 

Vlen të theksohet se studentët e  UBT në vazhdimësi janë përfitues të bursave nga kompania  “Ipkofoundation”  ti citojmë  si Anesa Ramaxhiu dhe Valbona Fejzullahu për vitin akademik 2009/ 2010,  Besfort Ajeti për vitin akademik 2010/ 2011 po ashtu edhe për këtë vit,   dhe dy vite me radhë Arian Agani.

 

Përveç tjerave UBT  dhe kompania“Ipkofoundation”  kohë më parë kanë lidh  marrëveshje të ngushtë bashkëpunimi,  ku thuhet se studentëve të UBT-së do tu ofrohet qasje për punë praktike apo profesionale në kompaninë telekomunikuese, pjesëmarrje në punëtoritë e përbashkëta mes studentëve dhe stafit të kompanisë,  zbatim i projekteve të përbashkëta mes kolegjit dhe IPKO-së, trajnim të stafit të kompanisë, etj. 

 

Me rastin e ndarjes së bursave, menaxhmenti i kompanisë në fjalë,  më 18 korrik në   restorant “Tifany” në Prishtinë,  organizon ceremoni,  ku përveç përfituesve të bursave do të marrin pjesë  edhe përfaqësuesit e Institucioneve të larta arsimore dhe zyrtarë të lartë të Qeverise së Republikës së Kosovës.