Studentët e UBT organizuan party për fillimin e vitit te ri akademik

08/11/2010

 

Studentët e vitit të parë dhe të vitit të dytë të të gjitha fakulteteve të UBT organizuan një ndejë në shenjë të shënimit të fillimit të vitit të ri akademik 2010/2011.

Në ndejën e organizuar në lokalin “P1 CLUB“, në Prishtinë, përveç një numri të madh studentësh, morën pjesë edhe profesorë dhe mysafirë të tjerë.

Ndeja u shoqërua me muzikë nga grupi “dj. Flow”, që krijoi një atmosferë të mirë të shoqërimit dhe festimit të nisjes së jetës akademike për studentët e rinj.

Menaxhemnti i lartë i UBT-së ka premtuar se në bashkëpunim me studentët do të organizojnë takime të tilla më të shpeshta.