Studentët e UBT organizuan party për fillimin e vitit te ri akademik

22/11/2011

Prishtinë, 22 nëntor 2011-  Studentët e  të  gjitha fakulteteve në UBT si në vitet  e kaluara po edhe në këtë vit organizuan ndejë në shenjë të shënimit të fillimit të vitit të ri akademik 20011/2012.

 

Në ndejën e organizuar në lokalin “Duplex Club” në Prishtinë, përveç një numri të madh studentësh, morën pjesë edhe profesorë dhe mysafirë të tjerë.

Ndeja u shoqërua me muzikë nga grupi “BABOODARABUKA DJ BENITY”, Jaki with guitar , Fireman, DJ Ntm,  që krijuan një atmosferë të mirë të shoqërimit dhe festimit të nisjes së jetës akademike për studentët e rinj.

 Pjesëmarrësit u shprehën teje të kënaqur  dhe i falënderuar organizatorët e ndejës në fjalë.