Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë fabrikën “Bylmeti”

31/05/2017

Studentët e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisw në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e përpunimit dhe prodhimit të produkteve të qumështit “Bylmeti”, në Fushë Kosovë.


Teknologët e fabrikës kanë bërë të ditur për studentët që veprimtaria primare e kësaj ndërmarrjeje është grumbullimi i qumështit të freskët, përpunimi i qumështit dhe distribuimi i prodhimeve nga qumështi. Derisa sipas tyre, si veprimtari të dytë ka tregtimin e prodhimeve ushqimore.


Gjatë kësaj vizite studentët janë njoftuar rreth problemeve me sigurimin e lëndës së parë, me bazë qumështin, si dhe janë njohur nga afër edhe me standardet e cilësisë dhe sigurisë, higjienës së qumështit dhe sistemet e ftohjes.


Ndërkohë, përfaqësuesit e fabrikës “Bylmeti”, kanë theksuar se nuk do të mungojë bashkëpunimi në të ardhmen me stafin dhe studentët e UBT-së.