Studentët e Akademisë Verore të Kolegjit UBT vizitojnë kompanitë “VALA”, “IPKO”, “Rrota” e “Gjirafa”

14/07/2016

Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore, në kuadër të programit të SHKI-së, të enjten, kanë vizituar disa ndërmarrje publike dhe private, që kanë reputacion të lartë në Kosovë dhe që lidhen me fushën e studimit në SHKI. 
Në këto vizita, pjesëmarrësit u njohën nga me punën ekipore në departamente të ndryshme, në “IPKO”, “VALA”, “Rrota” dhe “Gjirafa”.

Po ashtu, u njoftuan për ecurinë e punëve nga përfaqësuesit e kompanive përkatëse. 
Në “VALA”, studentët kanë vizituar hapësirat e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit mobil, hapësirat e centralit “VALA”, centralit të telefonisë fikse etj. 


Në “IPKO”, studentët janë njoftuar me hapësirat “RAN”, pjesën e hapësirës “CORE”, hapësirën e monitorimit, pjesën e transportit etj.


Në “Gjirafa” dhe “Rrota” studentët janë njoftuar me projektet zhvilluese, në të cilat aktualisht janë duke punuar.
Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e ndërmarrjeve kanë shfaqur gatishmëri për bashkëpunime të mëtejmë.