Studentja Tringa Mehmeti ka filluar praktikën në “Arbresh.info”

30/01/2019

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Tringa Mehmeti, ndonëse në fillim të vitit të parë të studimeve, megjithatë ka filluar menjëherë praktikën në Arbresh.info, si gazetare e terrenit në emisionin N’Zoom.

 

Ajo theksoi se në UBT i ka dhënë hapat e para drejt një karrierë të suksesshme, natyrisht me ndihmën dhe gadishmërinë e profesorëve, i ka fituar njohuritë të nevojshme për drejtimin që e ka zgjedhur. “Kam zgjedhur UBT-në për një të ardhme profesionale, për një ëndërr që të bëhet realitet, dëshirë e cila filloi të realizohet që në fillet e studimeve të mia.”, vlerësoi Tringa.

 

Shkalla e lartë e punësueshmërisë, së studentëve, një numër edhe para diplomimit, është edhe një faktor tjetër që e përforcon konstatimin për punën profesionale që bëhet nga mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UBT.