Studentja Laura Bilalli punësohet në televizionin T7

27/11/2018

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Laura Bilalli, menjëherë pas përfundimit të vitit të tretë të studimeve, është punësuar në cilësinë e gazetares në emisionin “Seven Bizz”, në Televizionin “T7”.

 

Ajo ka theksuar se falë përgatitjes profesionale të fituar nga studimet në UBT, studentët e këtij drejtimi janë të gatshëm që t’i kryejnë të gjitha punët që përfshihen në kuadër të fushës së gazetarisë. Ndërkaq, edhe i këshilloi edhe të rinjtë tjerë që të zgjedhin UBT-në për të vijuar studimet.

“Nëse dëshironi që të merrni sa më shumë përvojë për karrierën tuaj në të ardhmen, të keni profesorë profesionistë, që janë gjithnjë të gatshëm për t’ju ndihmuar dhe të keni të gjitha kushtet e nevojshme për studim, atëherë të gjithë të rinjve entuziastë u them të zgjedhin UBT-në”, theksoi Laura

 

Ajo tregoi se gjatë aplikimit në punë, CV-në e kishte të ndërtuar ndër vite nga përvojat e përfituara në UBT, duke qenë pjesëmarrëse në trajnime, shkolla verore, punë praktike në radio, praktikë në portalin e UBT-së, pjesëmarrjen në DokuFest, dhe shumë mundësi tjera, që i ka ofruar Fakulteti Media dhe Komunikim.

Sikurse në programet e të tjera të studimit, ashtu edhe në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit, UBT vazhdon të sistemojë në treg gazetarë të rinj, që janë entuziastë dhe të suksesshëm për punën që e bëjnë.