Studentja Jehonë Asllani fillon punë praktike në ndërmarrjen Kodex

31/10/2018

Studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi n6 UBT, Jehonë Asllani ka nisur praktikën tremujore në ndërmarrjen “Kodex”, përmes ndihmës së ofruar nga Qendra e Karrierës në UBT.

Gjatë muajve të praktikës në këtë ndërmarrje ajo do të merret me kontabilitet, auditim të pasqyrave financiare, plane të biznesit dhe mbajtje të evidencës kontabël sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë.

 

Jehona tha se në UBT ka gjetur një institucion që i ka ndihmuar të rritet profesionalisht në aspektin teorik e praktik.

“Krahas të arriturave teorike që  kam marrë, UBT më ka ndihmuar edhe në zhvillimin e karrierës, për të cilën, lidhshmëria e pjesës teorike dhe praktike është jetike”, u shpreh ajo.

 

Në planet e saj afatshkurta është përfundimi me sukses të lartë i studimeve dhe punësimi në ndërmarrjen ku edhe aktualisht po e kryen punën praktike, Kodex.