Studentja Fortesë Qerimi ka mbajtur praktikë tremujore në kompaninë IPKO

20/11/2018

Studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Fortesë Qerimi ka mbajtur praktikë në kompaninë “IPKO”, me ç’rast ishte e angazhuar në sektorin e shitjes.

 

Ajo posa ka filluar vitin e tretë të studimeve themelore, megjithatë kjo nuk e ka ndalur që të përzgjidhet për të kryer këtë punë praktike, e cila është mundësuar falë bashkëpunimit të UBT-së me këtë kompani.

 

“UBT për studentët e vet krijon hapësirë të madhe për zhvillim profesional dhe njohuri të reja sa i përket profesionit tim. Prandaj, është normale që të përshtatemi lehtësisht me tregun e punës”, vlerësoi Fortesa.

 

Ajo shtoi se praktikën e ka mbajtur nga marrëveshja e UBT-së me kompaninë IPKO, që i ka ndihmuar asaj për marrjen e njohurive të reja nga fusha për të cilën është duke studiuar momentalisht, si dhe ka fituar edhe përvojë pune.

 

UBT u mundëson studentëve zhvillim të karrierës së tyre në fusha të ndryshme, duke i përgatitur ata maksimalisht në aspektin teorik e praktik, si dhe duke i bërë ata të gatshëm e të nevojshëm për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.