Studentja e UBT-së, e angazhuar në zyrën ligjore të avokatit Osman Havolli

20/11/2018

Alma Memeti është një nga shumë studentë nga vendi dhe më gjerë të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë, që për arsye të ndryshme, kanë zgjedhur UBT-në për t’u transferuar dhe për t’i përfunduar studimet.

 

Ajo është transferuar nga Universiteti i Vrajës, si dhe ka mbaruar suksesshëm studimet themelore në Fakultetin Juridik në UBT. Aktualisht ajo ka vazhduar edhe studimet e nivelit master në po të njëjtin drejtim, në specializimin “E drejta biznesore Evropiane dhe Ndërkombëtare”.

 

Gjatë studimeve themelore, Memeti është angazhuar në zyrën e avokatit Osman Havolli, në Prishtinë. Ajo merret me menaxhimin e punëve, përgatitjen e parashtresave dhe mjeteve të ndryshme juridike, përcjelljen e seancave, njoftimin e palëve për lëndën dhe këshillimin e palëve, etj.

 

Duke folur për studimet në UBT, Memeti ka theksuar se falë institucionit ajo ishte pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme praktike dhe ka njohur nga afër punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

 

“Studimet në UBT, i bënë të veçanta organizimi i aktiviteteve të ndryshme akademike dhe angazhimi i studentëve në praktika dhe vizita të ndryshme studimore”, potencoi ajo.

 

Fakulteti Jurdik në UBT është mundësi unike për arritje profesionale dhe se çdo vit nga institucioni dalin kuadro tejet të përgatitur. Studentët marrin eksperienca nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe marrin diplomë të njohur ndërkombtarisht.