Studentja e UBT-së do të vazhdojë studimet në Linneaus University në Suedi

27/04/2021

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Nita Berisha është studentja e radhës që është përfituese e bursës për shkëmbim semestral për të vazhduar studimet në “Linneaus University”, në Suedi.

 

Falë shtrirjes së bashkëpunimit të UBT-së në gjithë botën me universitetet më të mira ndërkombëtare, si dhe programit Erasmus+, Nita do të ketë mundësinë që të fitojë eksperienca dhe kultura të reja në zhvillimin e saj akademik e profesional.

 

Ajo ka vlerësuar UBT-në maksimalisht duke mos pasur dyshime për zgjedhjen e institucionit ku ajo do të zhvillohet profesionalisht në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë.

 

“Vendimi për të studiuar në një mjedis cilësor si UBT, ishte diçka e bazuar nga puna e mirëfilltë e UBT-së gjatë viteve dhe UBT ka qenë një zgjedhje e duhur për mua pasi që më ka ndihmuar të zhvilloj aftësitë e mia profesionale dhe akademike. Falë studimeve në UBT, përkushtimi dhe vendosshmëria ime vetëm janë rritur. Njohuritë e mia rreth fushës se Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë po pasurohen cdo ditë e më shumë”, ka thënë studentja e UBT-së, Nita Berisha.

 

Sipas saj, UBT i ka ofruar një mjedis cilësor dhe profesional, duke përfshirë kampuset, libraritë laboratorët e ndryshëm, si dhe hapësirën e nevojshme në mënyrë që ajo dhe studentët e tjerë të zhvillojnë aftësitë e tyre drejt një karriere të suksesshme në rrugëtimin që ata kanë zgjedhur.

 

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Nita Berisha, ka inkurajuar të gjithë studentët që të zgjedhin UBT-në, njërën prej shtëpive më të mëdha akademike në vend dhe të përfitojnë nga shumë mundësi që ky institucion arsimor ofron, pasi që sipas saj, ata do të përfitojnë shumë aftësi komunikuese e sociale, si dhe do të bëhen më të përkushtuar në rrugëtimin e tyre jetësor.