Studentja e UBT-së rrëmbeu çmimin në shoun “Talenti multikulturor” në Finlandë

22/11/2011

Prishtinë,  16 nëntor 2011- Lirigzona Morina, studente e UBT-së ,  e cila ka fituar bursë për vazhdimin e studimeve  përmes projektit “Erasmus Mundus” në Universitetin Lappeenranta të Finlandës, e la gojëhapur publikun finlandez me zërin e saj në shoun “ Talenti multikulturor” , e cila prej asaj konkurrence mjaftë të gjerë  rrëmbeu çmimin  e tretë.

 
Juria profesionale  e  vlerësoi  atë si një personalitet të fortë  dhe me  një zë  të bukur dhe krenare në skenë më pas  i sugjeruan që të vazhdonte karrierën e saj në këndim.

 

Pas marrjes së çmimit asaj i kërkuan të  përformonte një pjesë  të shkurtër  të  një kënge  prej vendit nga vjen dhe  aty për aty  zgjodhi  Himnin Kombëtar  “Rreth flamurit ”, etj.

UBT është përfituese e  projektit “Erasmus mundus”, shumë studentë  të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), kanë fituar bursa të plota studimi për vitin e ri akademik 2011-2012   në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master dhe të doktoratës,  të cilët kanë  filluar  mobilitetin e tyre  në universitetet më prestigjioze  të vendeve të Bashkimit Evropian, dhe po e citojmë edhe   njëherë se njëra  ndër fitueset e bursën në fjalë është edhe Lirigzona Morina.