
Studentja e UBT, Aja Gashi, përfaqëson Kosovën në Programin Ndërkombëtar të Verës në Austri
04/08/2025Aja Gashi, studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT, mori pjesë me sukses në GUSEGG International Summer School 2025 në Seggau Castle, Austri. Ky program prestigjioz dyjavor bashkoi studentë nga e gjithë bota dhe u drejtua nga profesorë të njohur ndërkombëtarë nga Austria dhe Amerika.
Gjatë programit, Aja u angazhua në analiza të thella mbi rolin e emocioneve si nostalgjia dhe ndjenjat kolektive në identitetet politike, retorikën populiste dhe aktivizmin shoqëror. Përveç seminarit kryesor, ajo ndoqi ligjërata dhe punëtori mbi shkrimin akademik dhe zhvillimin e aftësive krijuese, duke përforcuar njohuritë dhe aftësitë e saj në kërkim dhe prezantim shkencor.
Përvoja e punës me ekspertë dhe studentë nga kultura të ndryshme e ka pasuruar Aja-n me perspektiva të reja dhe ka forcuar aftësinë e saj kritike dhe akademike.
UBT është krenar për arritjet e studentëve të saj dhe vazhdon t’i mbështesë ata në rrugëtimin drejt suksesit akademik dhe profesional!