Studentja e Psikologjisë në UBT, Kaltrina Rrafshi përfundon suksesshëm praktikën në Klinikën “Empatia”

18/07/2023

Programi i Psikologjisë në UBT është dëshmuar me nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale, si dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj fushe. Në rrugën drejt krijimit të kuadrove të reja profesionale, studentët e programit janë në qendër të historive të suksesit, duke sjellë ndryshime të thella dhe inovative në botën e psikologjisë.

Studentja e Psikologjisë në UBT, Kaltrina Rrafshi ka përfunduar suksesshëm praktikën tremujore në Klinikën “Empatia”, në kuadër të së cilës ka qenë e monitoruar nga dy psikologe të kësaj klinike.

Praktika tremujore në Klinikën “Empatia” ishte një nga momentet më të rëndësishme dhe emocionuese në karrierën e Kaltrinës, e cila ka përmbushur detyrat me përgjegjësi duke ndihmuar në krijimin e dokumenteve të klinikës, studime të rastit dhe gjetje të diagnozës, si dhe në krijimin e materialeve punuese dhe të doracakëve informues.

Studentja e Psikologjisë, Kaltrina Rrafshi ka vlerësuar se UBT është institucion që mbështet studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

“Dy vitet e studimit në UBT kanë qenë sfiduese në vete mirëpo të mbushura me eksperienca të shumta. Falë këtyre eksperiencave rrugëtimi im akademik dhe profesionalizmi në fushën e psikologjisë po avancohet. Qëllimin e vendosur për studimin e profesionit të psikologjisë, UBT veçse po më ndihmon ta përmbush në plotni”, ka thënë ajo.

Në krye të departamentit të Psikologjisë, profesorët e njohur dhe të kualifikuar kanë inkurajuar studentët të eksplorojnë dhe të ndjekin pasionet e tyre duke vepruar si katalizatorë të ndryshimit të shoqërisë.