Ish-studentja e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Adonesa Rama, pjesë e BIG SEE Perspective Architect Awards

01/04/2026

Ish-studentja e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Adonesa Rama, pjesë e BIG SEE Perspective Architect AwardsAdonesa Rama ka përfunduar studimet Bachelor në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT dhe me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj profesionit dhe zhvillimit akademik, ajo po ndërton një profil të spikatur si arkitekte e re.

Së fundmi, ajo po konkurron në kuadër të BIG SEE Perspective Architect Awards, duke prezantuar temën e saj të diplomës, e cila është publikuar nga platforma ndërkombëtare BIG SEE. Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional dhe një vlerësim të punës së saj kreative.

Përvoja e saj profesionale përfshin angazhimin në Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure, ku ka kontribuar në departamente kyçe si Ndërtimi, Banimi dhe Planifikimi Hapësinor. Gjithashtu, ajo ka bashkëpunuar me kompani ndërkombëtare, duke përfshirë projekte të orientuara drejt tregut gjerman në fushën e arkitekturës dhe dizajnit grafik.

Aktualisht, Adonesa ushtron profesionin si arkitekte në ArchiEDU, ku është e përfshirë në projekte të ndryshme profesionale – nga arkitektura publike dhe zhvillimi urban, deri te dizajni rezidencial. Përmes këtij angazhimi, ajo kontribuon edhe në projekte në bashkëpunim me Arkitektin e Qytetit të Komunës së Prishtinës (SHAK), si “Urban Island”, “Arbëria – Pallati i Rinisë” dhe qendra për kujdesin ndaj fëmijëve.

Paralelisht, ajo ka zhvilluar një pasion të veçantë për arkitekturën e brendshme, duke realizuar interiere rezidenciale që fokusohen në funksionalitet, cilësi materialesh dhe komoditet hapësinor.

Qasja e saj arkitektonike udhëhiqet nga konteksti, qëndrueshmëria dhe nevojat reale të komunitetit. Ajo e sheh arkitekturën si një disiplinë që shkon përtej ndërtimit fizik, duke krijuar hapësira që gjenerojnë vlera sociale, kulturore dhe mjedisore.

Projektet e paraqitura:

  • Adaptive Reuse of the First Albanian School in Pristina into a Museum and Gallery
  • “The Silence That Speaks” – Arsenal Memorial Park
  • Il Pantheon – Restaurant in Zurich

Ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë e arsimit në UBT dhe përkushtimin e studentëve të saj për të arritur standarde ndërkombëtare.