Studentja e Fakultetit Shkencat e Ushqimit, Xheneta Luma punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë

bool(false) 07/12/2020

Studimet në UBT, cilësia dhe përvojat e marra nga profesorë dhe ekspertë të fushës së Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, kanë bërë që studentja e nivelit master, Xheneta Luma, të plotësojë të gjitha kriteret për t’u punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Xheneta është duke punuar në cilësinë e inspektores sanitare, e cila tashmë me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, merret me zbatimin e ligjit për masat anticovid, në sektorin e gastronomisë.

 

Sipas saj, UBT i ka dhënë përkrahje të pakursyer, duke vënë në dispozicion laboratorë të sofistikuar të pajisur me pajiset më të reja teknologjike, bibliotekën fizike dhe online.

 

“UBT-ja të ofron mundësi të shumta që hapin rrugë për punësim. Studimet në UBT i bën të veçanta komunikimi me profesorë dhe pajisja me laboratorë të kohës moderne, gjë që është shumë e rëndësishme për profesionin që kam përzgjedhur”, tha Xheneta.

 

Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknogji në UBT, ka bërë ndërlidhjen unike të industrisë ushqimore me teknologjinë dhe aplikimin e tyre në praktikë, andaj studentët e diplomuar nga ky drejtim sistemohen menjëherë në tregun vendor e ndërkombëtarë të punës.