Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Lea Krajkova fillon punën në gazetën Express

19/10/2020

Studentja e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim, Lea Krajkova ka filluar punën si gazetare në gazetën Express. Ajo aktualisht po i mbulon ngjarjet ditore në sektorë të ndryshëm nga temat sociale deri te ato politike.

 

Lea theksoi se studimet dhe stafi i Fakultetit Media dhe Komunikim e kanë ndihmuar shumë në zhvillimin e saj si gazetare.

 

“Gazetaria dhe çdo gjë që ka të bëjë me këtë fushë më ka pëlqyer gjithmonë. Por kur i fillova studimet në UBT, mësova edhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh gazetare dhe ta bësh punën si një gazetare profesioniste duke iu përshtatur të gjitha rregullave që i kërkon ky profesion”, tha ajo.

 

Ndërkaq, Lea potencoi se gjithmonë e ka simpatizuar kolegjin UBT, i kanë pëlqyer rregullat, kriteret dhe mbi të gjitha mbështetja profesionale që i jep studentëve të vet.

 

Programi Media dhe Komunikim është dizajnuar në atë mënyrë që studentët t’i aftësojë në aspektin medial dhe komunikues. Lidhja e teorisë dhe praktikës është një ndër faktorët e arritjes së suksesit të studentit.