Studentja Dylbere Rrustemi fillon punën praktike në UBT

18/12/2018

Studentja e vitit të tretë në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Dylbere Rrustemi ka pak ditë që ka filluar punën praktike në institucionin në të cilin studion.

 

Ajo mban pozitën e asistentes në shitje dhe marketing të trajnimeve dhe shkollave profesionale, konkretisht merret me regjistrimin, përgatitjen, renditjen, klasifikim dhe përpilimin e informacioneve përkatëse.

 

“Është një mundësi jashtëzakonisht e mirë sepse në të njëjtën kohë po studioj dhe po kryej punën praktike në UBT me staf profesional, njëherësh është mundësi e artë për mua sepse më ndihmon edhe në ndërtimin e karrierës”, potencoi ajo.

 

Tutje, ajo tha se UBT punon në mënyrë ekipore me staf të përkushtuar, si dhe ofron mundësi të shumta për studentët e vet që të kryejnë punën praktike me mundësi punësimi.