Studenti Uvejs Sermaxhaj i angazhuar në departamentin e Shkollave Profesionale në UBT

28/02/2019

UBT është një ndër institucionet e vetme arsimore në Kosovë, ku vazhdimisht i ka përkrahur studentët e vet, njëherësh u ka ofruar edhe mundësinë që ata të angazhohen përbrenda institucionit dhe të punojnë përkrahë ekspertëve të fushave përkatëse.   Këtë mundësi e ka fituar edhe studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Uvejs Sermaxhaj. Ai aktualisht vijon studimet në vitin e tretë, por njëherësh është i angazhuar në departamentin e Shkollave Profesionale në UBT.

 

Sermaxhaj potencoi se po përfiton përvojë në aspektin profesional, si dhe tregoi se ndjehet shumë i lumtur që është bërë pjesë e UBT-së.   “Gjatë tre viteve të studimit në UBT kam parë se çfarë pune e mrekullueshme bëhet në këtë institucion dhe sigurisht që dëshiroja të jap edhe unë kontributin tim. Kjo u bë e mundur falë stafit akademik të cilët na kanë përgatitur të ngritemi profesionalisht dhe të bëhemi të gatshëm për tregun e punës. Me të vërtetë ndihem krenar që jam pjesë e UBT”, theksoi Sermaxhaj.

 

Duke folur për të ardhmen, ai tha se planifikon t’i vazhdojë edhe studimet e nivelit master në UBT, kjo me qëllim të përfitimit të njohurive tjera teorike.