Studenti Lirim Mula zgjidhet kryetar i Këshillit Studentor në UBT

11/01/2019

Me qëllim të përfaqësimit sa më të mirë të studentëve, organizimin e projekteve të ndryshme studentore dhe jo vetëm, sot në UBT janë mbajtur zgjedhjet për përzgjedhjen e përfaqësuesve të studentëve në udhëheqje dhe vendimmarrje në UBT.

 

Procesi është realizuar nën monitorimin e drejtorit për Çështje Akademike në UBT, Muhamet Ahmeti dhe sekretarit të UBT-së, Artan Tahiri, të cilën potencuan se procesi ishte transparent dhe kandidatët u zgjodhën nga kryetarët e grupeve të të gjitha fakulteteve.

Me këtë rast, me shumicë të votave, studenti i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, Lirim Mula është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në UBT, Gentian Bibaj u zgjodh nënkryetar, Shkelqim Musiqi është zgjedhur sekretar, Elirjeta Beka u zgjodh përfaqësuese e studentëve në Komisionin e Ankesave, Gerte Berisha u zgjodh përfaqësuese e studentëve në Komisionin për Cilësi në UBT, Blert Podvorica u zgjodh përfaqësues në Komisionin Disiplinor, ndërkaq Saranda Krasniqi u zgjodh përfaqësuese e studentëve në Këshillin Akademik të UBT-së.

Kryetari dhe përfaqësuesit do të kenë mandatin 1 vjeçar, të cilët përgjatë këtyre muajve ata do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.