Studenti Liridon Llozani filloi punën praktike në Agjencinë e Lajmeve, “Kosova Press”

07/08/2019

Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim, Liridon Llozani ka nisur punën praktike si gazetar në Agjencinë e lajmeve, “Kosova Press”.

Ai aktualisht po i mbulon ngjarjet ditore në sektorë të ndryshëm, si dhe kryen hulumtimin e temave me interes për publikun.

 

Ai tha se praktika e marrë në UBT gjatë vitit të parë të studimeve, i ka ndihmuar që të përshtatet shumë shpejt me kërkesat e tregut të punës.

“Përgatitja nga kuadrot profesionale që ligjërojnë në UBT dhe  ndërlidhja e punës praktike me atë teorike gjatë vitit të parë të studimeve, më kanë ndihmuar shumë që të përgatitem për tregun e punës. Praktikimi i shkrimeve, përcjellja e konferencave të ndryshme në UBT,  ka bërë që unë të zë hapin me gazetarët tjerë”, theksoi Liridoni.

Sipas tij, UBT është dritare e mundësive për zhvillimin aftësive profesionale, dhe falë UBT-së, ajo që dikur i dukej ëndërr, tash i është kthyer në realitet.