Studenti i UBT-së, Lumbardh Elshani, përfitues i bursës për vazhdim të studimeve në Portugali

10/12/2019

Studenti i nivelit bachelor në Fakultetin Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri, Lumbardh Elshani, është një nga studentët përfitues të bursës për vijimin të studimeve në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Potugali.

 

Lumbardhi tregoi se pranimi në këtë universitet prestigjioz është falë institucionit ku ai studioi deri më tani, sepse, sipas tij, UBT është institucion përmes të cilit mund ti vazhdoni studimet jashtë vendit.

“Do t’i vazhdoj studimet në Portugali nga muaj shkurt të vitit të ardhshëm, bursë të cilën e përfitova falë rezultateve të arritura gjatë studimeve në UBT, pa diskutim me ndihmën e profesorëve dhe gjithnjë me mbështetjen e institucionit që mora dije”, tha ai.

 

Ai ftoi të rinjtë që kanë vendosur ta vazhdojnë rrugën akademike, këtë ta bëjnë në UBT, pasi, siç tha Lumbardhi, do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Studentëve u mbetet vetëm të përkushtoheni në studime dhe të ndjekin këshillat e stafit akademik të UBT-së në mënyrë që suksesi të ju ndjek pas.”

 

Studimet jashtë vendit, përmes UBT-së, u mundësojnë të studentëve njohuri të reja profesionale, njohjen e vendeve dhe kulturave të reja, njëherësh punësim në institucione dhe kompani ndërkombëtare.