Studenti i UBT-së, i punësuar në Raiffeisen Bank

08/07/2019

Fakulteti Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, është program i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, dhe është ndër fakultetet më të suksesshme në rajon në përgatitjen e profesionistëve për Financa, Banka dhe Sigurime, Kontabilitet, Auditim dhe Tatime, Marketing dhe Shitje, Menaxhmet, Ndërmarrësi dhe Inovacion, Biznes Ndërkombëtar, Logjistikë dhe Menaxhim i Prokurimit.

 

Në mesin e qindra studentëve që zgjodhën të bëhen pjesë e suksesit të garantuar është edhe Drilon Demaku. Ai studion në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ku tashmë është duke punuar si agjent i shitjes në Raiffeisen Bank.

Në këtë institucion ai merret me marrëdhëniet me klientë, promovimin e produkteve të bankës tek personat fizik dhe bizneset, etj.

 

Driloni tha se vazhdimi i studimeve në UBT është zgjedhja më e mirë që ka bërë, teksa vlerësoi se ky institucion është më seriozi në Kosovë, ku i aftëson profesionalisht studentët për tregun e punës.

“UBT-së si institucion do i jem gjithmonë falënderues për çdo gjë që më ofruan. Përkushtimi i profesorëve për studentë është diçka që nuk ofrohet nga çdo universitet. Mirëmbajtja e sistemeve për studentë, konsultimet me profesorë janë elemente që më kane lënë shumë përshtypje për këtë institucion unik të arsimit të lartë”, theksoi ai.

 

Ai u rekomandoi të rinjve kosovarë të bëhen pjesë e UBT-së dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë e shumta që i ofron institucioni, si punësim dhe vazhdim të studimeve jashtë vendit.