Studenti i UBT-së fillon praktikën në TEB

17/01/2019

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Blendar Kabashi, ka filluar punën praktike në Bankën TEB.

Ai është duke punuar në Departamentin e IT-së për Zgjidhje të Biznesit, ku ofrohet zgjidhje për problemet që mund t’ju paraqiten klientëve gjatë aktiviteteve me Bankën TEB.

 

Blendari tregoi se për mundësinë e internship-it fillimisht janë njoftuar nga Qendra e Karrierës e UBT-së, ku më pas edhe aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të kërkuara ka shkuar përmes kësaj qendre.

 

Ai tregoi se në përgatitjen profesionale të tij i kanë ndihmuar projektet që i janë kërkuar gjatë studimeve, si dhe përmes ofertave të punës që, siç tregoi ai, janë prezantuar gjatë aktiviteteve,  Hackday, Summer Schools, etj.

 

Blendari nuk është studenti i vetëm i UBT-së që është përzgjedhur për të kryer punë praktike në TEB, sepse bashkë me të janë zgjedhur edhe Liman Kastrati dhe Marsiana Desku, aplikimi i të cilëve është bërë përmes Qendrës së Karrierës në UBT.