Studenti i UBT-së, Edon Berisha zë vendin e parë në garën e konventës së industrisë së drurit në Kosovë

12/12/2022

UBT ka zënë vendin e parë në garën e dizajnit të produkteve të drurit në edicionin e pestë të konventës së industrisë së drurit në Kosovë, me punimin e studentit Edon Berisha nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Në këtë garë në kuadër të edicionit të pestë të konventës së industrisë së drurit në Kosovë, morën pjesë studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor dhe Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, të udhëhequr nga profesorët: Dr. Lulzim Beqiri, Zana Prelvukaj, Sebil Spat, Zeke Islamaj, Afërdita Statovci, Cennet Lika.

Studentët e UBT-së të cilët morën pjesë në këtë garë ishin: Aroma Kqiku, Doresa Rafuna, Loreta Ferati, Verona Ajeti nga Fakulteti Dizajn i Integruar, si dhe Rineta Sinani, Edon Berisha, Enis Pulaj dhe Egzona Kice, Ilderina Shishko dhe Albina Dakaj, Diellza Halili, Blerona Bayramı, Ramize Abazi, Vedat Zllanoga dhe Gresë Haxhiu nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Konventa e pestë e Industrisë së Drurit u organizua nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës me mbështetje nga USAID Kosovo Compete Activity, GIZ Kosovo, Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA dhe ProCredit Bank.