Studenti i UBT-së Muhamed Retkoceri vijon studimet në Illinois Institute of Technology

27/07/2015

Studenti i UBT-së, Muhamed Retkoceri, pas fitores së garës së NASA-s me projektin “Natev Explorer”, dhe rangimi si finalist në kategorinë Diploma e Vitit në ndarjen e Cmimeve nga Albanian ICT Awards në Tiranë, ka shënuar edhe një sukses të dalluar.

 

Përmes programit Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships të USAID-it, ai ka fituar bursë për vazhdimin e studimeve në Illinois Institute of Technology në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e inxhiniersë softuerike.