Studenti i UBT anëtar i Bordit në Raiffeisen Bank

29/09/2010

Nt/ UBT është i vetmi universitet që ka kuadro (profesorë) internacional dhe profesional, po ashtu në bashkëpunim me shumë universitet nga Evropa dhe Bota duke u nisur nga Universitetet si WUT e deri te  Oakland University, citon z. Mustafa gjatë një interviste dhënë për revistën “UBT Alumni”.

   Shukri Mustafa shkollën fillore dhe të mesme ka përfunduar në vendlindje në Prishtinë kurse shkollim e lartë në Stamboll të Turqisë, si dhe certifikimin për Auditor të brendshëm në Angli gjegjësisht në Londër. Kurse,  studimet posdiplomike i vazhdon dhe i përfundon me sukses në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), në Departamentin IEME dhe caktohet për mentor te Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me temën  “6 Sigma helping achieve Cost Reduction and Procss Improvement / Productivity in the Service Industries (Bank)”.

z. Mustafa me përfundimin studimeve dhe përvojat e marruar në UBT  ju ngitet edhe  pozita në vendin e punës,   ku njëherë ka qenë si Auditor i brendshëm, sot është  anëtar i Bordit në Raiffeisen Bank , përgjegjës për IT dhe Operacione.

 “UBT është  i vetmi universitet që ka kuadro (profesorë) internacional dhe profesional, po ashtu në bashkëpunim me shumë universitet nga Evropa dhe Bota duke u nisur nga Universitetet si WUT e deri te Oakland University”, tha z. Mustafa,  duke shtuar se për UBT ka përshtypje të shumta por i veçon vetëm disa si,  experiancën me profesorin Bazaz , i cili ka qenë nga Oakland University dhe njeri prej  profesorëve më karizmatik, po ashtu netët pa gjumë dhe mësimet në grup vetëm e vetëm të jemi në hap me ligjëruesin nesër ne ligjërata dhe lidhja direket pra teori dhe paktit që jo shumë universitete ofrojnë këtë mundësi , dhe janë shumë të dobishme pasi që kë mundësin të shofesh atë që e ke mësuar dhe si praktikohet.
Për çdo menaxher apo menaxhim të suksesshëm gjatë punës lind  nevoja për teknika/mjete se si të bëhet apo si të arrihet deri te caku dhe  UBT ofron këto teknika, përvoja që kam fituar me këtë universitet me të vërtet më ka ndihmuar në zhvillimin e karrierës sime.
UBT është universitet që ndjek trendët botëror dhe është gjithmonë me hapin, kjo ndihmon studentët që të njoftohem të përcjellin trendët në botë gjatë dhe pas përfundimit të studimeve,  përfundoi z. Shukri Mustafa.