Studenti i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT angazhohet në kompaninë “Limagrain”, në Gjermani

bool(false) 07/04/2021

Ish-studenti i UBT-së, Ardit Hoti, është angazhuar në kompaninë e cilat merret me prodhimin e farava dhe kultivimin e tyre, “Limagrain”.

 

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, me ç ‘rast është ndarë i kënaqur që ka pasur mundësinë të studiojë në këtë universitet.

 

“Përfitimet e mia në UBT kanë qenë të mëdha, ndaj dhe i kanë tejkaluar pritshmëritë e mia, dhe u jam mirënjohës dhe falënderues stafit të UBT-së. Përgjatë studimeve kemi pasur mundësinë të vizitojmë industri të ndryshme ushqimore në kuadër të praktikave dhe ushtrimeve, e kjo na ka ndihmuar shumë që të marrim njohuri të mjaftueshme”, ka thënë ai.

 

Ish-studenti i UBT-së, Ardit Hoti, ka vlerësuar se UBT ka potencial të madh për t’i dhënë tregut të punës njerëz të kualifikuar dhe të dijshëm. Ai ka theksuar se UBT-në e bën të veçantë infrastruktura dhe stafi profesionist, të cilët janë mundësi e mirë për t’u ngritur profesionalisht.

 

“UBT-në e bën të veçantë avancimi në mënyrën e të mësuarit dhe të studiuarit, mundësia për të arritur qëllimet e parashikuara duke përfshirë kryerjen e analizave në laboratorë e pajisje më të avancuara, mundësia për praktika në industri ushqimore të ndryshme, si dhe komunikimi i lehtë me stafin ligjërues, të cilët kanë një eksperiencë të lartë në fushën e teknologjisë ushqimore”, ka shtuar Hoti, i cili shpreson se në kompaninë “Limagrain”, do të marrë njohuri dhe eksperienca në fushën e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë.

 

UBT vazhdimisht i ka përkrahur studentët, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u ngritur profesionalisht në këtë institucion. Kjo tashmë po dëshmohet me studentët tanë, të cilët po punësohen dhe po angazhohen nëpër ndërmarrje publike dhe private, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.