Studenti Aid Bërkolli fillon praktikën në RTV21

19/03/2019

Ish-studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Aid Bërkolli, menjëherë pas përfundimit të vitit të tretë të studimeve, ka filluar punën praktike në Radiotelevizionin 21, në cilësinë e kameramanit, ku është i angazhuar për xhirimet në emisionin e lajmeve dhe të storjeve të ndryshme.

 

Ai ka theksuar se ligjëratat, hapësira për të shndërruar teorinë në praktikë dhe ndihma e profesorëve, kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm për sistemimin e studentëve në tregun e punës.

“Përkushtimi dhe qasja profesionale e stafit dhe të profesorëve të UBT-së më kanë lënë përshtypje të mëdha dhe besoj se janë ndikues kryesorë në sukseset tona si studentë”, shtoi Aidi.

 

Sikurse në drejtime të tjera, ashtu edhe në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit, UBT vazhdon të sistemojë në treg gazetarë të rinj, entuziastë dhe të suksesshëm për punën që e bëjnë.