Studentët e vitit të tretë të Mekatronikës realizojnë vizitë studimore në kompaninë “Frigo Star” në Xërxe

15/12/2025

Studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieri e Mekatronikës në UBT realizuan një vizitë studimore në kompaninë Frigo Star, e cila vepron në Xërxe, duke pasur mundësinë të njihen nga afër me proceset praktike dhe teknologjitë bashkëkohore që aplikohen në industrinë prodhuese.

Vizita u zhvillua nën shoqërimin e Prof. Betim Shabani, i cili gjatë gjithë aktivitetit udhëhoqi studentët në aspektin akademik dhe profesional, duke i ndërlidhur njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me praktikat reale të industrisë.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me ambientet e punës së kompanisë Frigo Star, proceset e organizimit industrial, standardet dhe elementet teknike që aplikohen në realizimin e projekteve të ndryshme.

Përfaqësuesit dhe stafi profesional i kompanisë ofruan shpjegime të detajuara rreth mënyrës së funksionimit të kompanisë, përdorimit të pajisjeve moderne, si dhe rëndësisë së respektimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë.

Studentët patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën se si zhvillohen proceset praktike në terren, duke fituar njohuri konkrete mbi sfidat dhe kërkesat reale të tregut të punës në fushën e inxhinierisë.