Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në Turqi

27/04/2021

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, si dhe Dizajn i Integruar në UBT, së bashku me drejtorin për Çështje Akademike në UBT, prof.dr. Muhamet Ahmeti, si dhe prof.dr. Ajhan Bajmaku  kanë realizuar një vizitë studimore në Turqi, meqë rast studentët patën mundësi të vizitojnë vende të ndryshme kulturore.

 

Studentët e fakulteteve përkatëse vizituan qytetin Edirne, ku nga afër panë objektin e projektuar nga Mimar Sinan, si dhe muzeun e shëndetit “Complex Of Bayezid II Health Museum”.

 

Tutje, studentët patën mundësi të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Materialeve Ndërtimore, që është një nga më të mëdhenjtë dhe më i rëndësishmi në Evropë dhe rajon.

 

Studentët përgjatë kësaj vizite u njohën me kulturën turke dhe panë nga afër shumë objekte e muze të ndërtuara para qindra viteve, duke përfshirë galeritë më të njohura të Turqisë, panaire ndërkombëtare, objekte të famshme, vepra të dizajnit dhe arkitekturës, si dhe patën mundësi të shëtisin nëpër sheshet më të njohura të Stambollit.