
Studentët e UBT-së po mbajnë praktikën profesionale në Spitalin e Rajonal të Gjilanit
04/01/2019Studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT po mbajnë praktikën profesionale në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, konkretisht në Laboratorin e Biokimisë.
Praktika që do të zgjasë deri në fund të semestrit dimëror, po u mundëson atyre që të njoftohen me procese të ndryshme të punës në këtë laborator. Ata gjithashtu po bëjnë edhe përgatitjen e acidit sulfoalicilik 20%, proces ky tejet i rëndësishëm dhe jo i lehtë për infermierët e rinj.
Gjithashtu, studentët potencuan se falë nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, atyre po u mundësohet ndjekja e praktikës në grupe të ndara, me ç’rast po përfitojnë njohuri klinike dhe përvoja profesionale nga stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Gjilanit.