
Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova
31/10/2025Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.
Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

