Studentët e UBT-së marrin informacione mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale

10/04/2019

Në kuadër të Muajit për Pronësinë Intelektuale, Qendra për Transferim të Teknologjisë, ka organizuar ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Juridik, për të cilët ligjëroi shefi i Sektorit të Patentave në Agjencinë e Pronësisë Industriale, Isa Dukaj.

 

Dukaj i informoi studentët me procedurat dhe me të gjitha dokumentet që duhet dorëzuar në agjenci, për të mbrojtur shpikjet dhe krijimet e tyre, duke qenë një element tejet i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e patentimit.

 

Aktualisht, UBT eshte i pari dhe i vetmi institucion arsimor ne rajon që ka themeluar një Qender të Transferimit të Teknologjisë.