Studentët e UBT-së, do jenë pjesë e programit “Juniors 2” të Bankës për Biznes (BPB)

01/02/2019

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në lansimit të programit “Juniors 2” të Bankës për Biznes (BPB), program cili jep mundësi të shumta studentëve për të marrë përvoja në sistemin bankar.

 

Rektori Hajrizi me këtë rast ka bërë të ditur se falë marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë bankë studentët UBT-së do të kenë mundësinë të vijojnë praktikë profesionale.

 

Gjithashtu, ai tha se studentët e UBT-së do jenë pjesë e trajnimeve të shumta që do të zhvillohet në kuadër të këtij programi.

 

Tutje, Hajrizi theksoi se BPB është bankë model që duhet të merret shembull edhe nga institucionet tjera, për siç tha, përkushtimin dhe angazhimin e studentëve të talentuar.

 

“Modeli që ka zhvillu Banka është model inovativ për Kosovën, është proces i qëndrueshëm që të jetë në vazhdimësi. Është model i mirë që të bëhet për industri tjera dhe institucionet tjera. Ky relacion mungon në Kosovë dhe nuk është mirë i përpunuar”, ka potencuar rektori Hajrizi.

 

Kryeshefi ekzekutivi Bankës për Biznes (BPB), falë këtij programi studentët do të përgatiten për tregun e punës, teksa tha se është proces i cili synon rritjen e numrit të praktikantëve.

 

“Falë bashkëpunimeve, universitetet do të prodhojnë saktësisht atë se çka ne kërkojmë. Ne e kemi bërë korrikulen tonë e që në fund rezulton me na dhënë produktin që e kërkojmë. Sot jemi të ekspozuar ndaj ndryshimeve të mëdha teknologjike, pra, çështja e ‘life long lerning’ është bërë pjesë e jetës tonë. Shpresoj që vitin e ardhshëm numri 8 do të bëhet 16”, tha Celina.

 

Programi “Juniors 2” parasheh mundësi të shumta, përfshirë marrjen e njohurive në sistemin bankar dhe përvojë profesionale për të rinjtë pjesëmarrës.