Studentët e UBT-së dhe kolegjit “Arbëri” vizituan ATK-në

03/01/2019

Studentët e UBT-së dhe kolegjit “Arbëri”, kanë realizuar vizitë studimore në Administratën Tatimore të Kosovës, dega në Gjilan.

 

Vizita është realizuar nën shoqërimin e ligjërueses Fahrie Aliu, me ç’rast ata janë njohur me rolin dhe strukturën e këtij institucioni.

 

Gjatë kësaj vizite u bë e ditur se ATK-ja luan edhe rolin e përmbaruesit edhe rolin ekzekutuesit, pasi siç u tha, institucioni është përgjegjëse në mbledhjen e të hyrave të brendshme nga tatimet, ku bëjnë pjesë edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, në të ardhurat personale dhe tatimi në të ardhurat e korporatave.

 

Gjithashtu, zyrtarët e ATK-së thanë se ata do të mundohen ta përmbushin vizionin që ka institucioni deri në vitin 2020, ku për arritjen e objektivave, u potencua se në të ardhmen nuk do të mungojë as bashkëpunimi mes dyja institucioneve të arsimit të lartë dhe ATK-së.