Studentët e UBT dëgjojnë historinë e mbijetesës dhe guximit nga Vasfije Buqe Goodman
11/12/2025Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, QKRMT, në bashkëpunim me UBT , organizoi një takim të veçantë me studentët e UBT-së.
Në takim ishte e pranishme Vasfije Buqe Goodman, gruaja që theu heshtjen dhe u bë zëri i parë që i dha dinjitet dhe vend të merituar mbijetuesve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky takim prekës u fokusua në ballafaqimin me të kaluarën – një proces thelbësor për shërim dhe drejtësi.
Vasfija ndau me studentët forcën e saj, rrugëtimin e vështirë drejt së vërtetës dhe mesazhin e saj të fuqishëm për mbështetjen, empatinë dhe rolin jetik të brezit të ri në thyerjen e stigmas dhe në ndërtimin e një shoqërie që nuk hesht më.
Studentët dëgjuan, reflektuan dhe u frymëzuan nga një histori që nuk është vetëm personale, por edhe një thirrje kombëtare për dinjitet, drejtësi dhe ndryshim shoqëror.
Ky aktivitet u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që askush të mos mbetet vetëm përballë dhimbjes së së kaluarës.

