Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë fabrikat “ABI” dhe “Medina”, në Prizren

03/12/2018

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në ndërmarrjen prodhuese “ABI”, në Prizren, më ç’rast kanë parë nga afër procesin e prodhimit të qumështit.

Ata patën mundësinë të shohin procesin e prodhimit të produkteve të qumështit, duke filluar nga pranimi, analizat kimike dhe mikrobiologjike në laboratorin e kompanisë, procesin e pasterizimit të produkteve të qumështit dhe paketimin e tyre.

Po ashtu, studentët vizituan edhe fabrikën “Medina”, në Prizren, kompani e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit.

 

Studentët e UBT-së janë pritur nga stafi i fabrikës, të cilët u treguan studentëve për ecurinë e dhe mbarëvajtjen e prodhimit të mishit në përgjithësi, duke filluar nga grirja, përzierja, mbushja, fermentimi dhe paketimi i produkteve të gatshme për shitje.