Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë vizituan Fabrikën e Ujit, në Shkabaj

26/12/2018

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, kanë realizuar vizitë studimore në Fabrikën e Ujit, në Shkabaj.

 

Vizita u bë nën përcjelljen e disa profesorëve të fushave të kimisë dhe mikrobiologjisë nga ky fakultet, ndërkaq atje u pritën nga drejtori i fabrikës, Sokol Xhafaj dhe nga teknologu i kësaj fabrike, të cilët i njoftuan studentët me procesin e përpunimit të ujit. Konkretisht, studentët panë skadën që e bën përcjelljen e procesit elektronik, pjesën e ajrosjes së ujit, trajtimin e ujit me sulfat alumini për largimin e turbullirës së ujit, pastaj arritën të shohin edhe pjesën filtrimit të ujit, dhe në fund, analizat e parametrave fiziko-kimikë dhe mikro-biologjikë të produktit final të ujit.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim që studentët të shohin procesin e përpunimit të njërit prej elementeve kryesore të jetesës në tokë, duke analizuar edhe metodat më të mira për trajtimin e tij.