Studentët e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT po vijojnë kursin e skijimit në Brezovicë

08/02/2023

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, të shoqëruar nga profesorët Agron Thaqi dhe Abedin Bahtiri, janë duke e vijuar kursin e skijimit në Brezovicë.

Në kuadër të këtij kursi, studentët e Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT janë duke u përgatitur profesionalisht, konkretisht janë duke mësuar hapat e parë të rrëshqitjes me ski.

Në kuadër të programit të lëndës, ata do të mësojnë elementet teknike të shkollës fillestare të skijimit, me ç’rast do të përfitojnë njohuri rreth rregullave, tipeve, si dhe rreth pajisjeve të cilat përdoren gjatë rrëshqitjes me ski.