Studentët e Juridikut vizituan Autoritetin Kosovar të Konkurrencës

22/05/2019

Studentët e Fakultetit të Juridikut vizituan Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, me ç’rast u pritën nga deputeti Korab Sejdiu, njëherësh edhe profesor në UBT, si dhe nga kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan nga afër me punën e autoritetit, me kornizën ligjore që e rregullon këtë fushë, me fushëveprimtarinë, me bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe me procedurat e trajtimit të lëndëve nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

 

Ata u treguan studentëve për sfidat e Autoritetit, teksa folën edhe për shtyllat kryesore të konkurrencës, marrëveshjet e ndaluara, abuzimin me pozitën dominuese dhe për përqendrimet dhe bashkimet e ndërmarrjeve.

 

Në fund të vizitës, studentët kishin mundësi që të parashtrojnë pyetjet e tyre mbi çështjen se si funksionon Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.