Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë vizituan Termokosin

09/12/2019

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë, në UBT, vizituan ngrohtoren e qytetit “Termokos”, nën shoqërimin e profesorëve të këtij institucioni, Vehbi Sofiu, Nexhmi Krasniqi, Afrim Osmani, Nexhat Balaj, Sami Gashi, Faton Maloku dhe Afete Shala.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga inxhinieri udhëheqës i kompanisë së ngrohjes qendrore, Blerim Morina, i cili njoftoi studentët për projektin dhe investimin në kogjenerim të termocentralin “Kosova B”, dhe projektin për implementimin e paneleve solare, projekt ky më i madhi në Kosovë për energji alternative.

 

Për të parë nga afër ambientet e punës, studentët në masa të larta të sigurisë vizituan të gjitha stabilimentet e gjenerimit dhe pompimit në repartin e distribuimit të ngrohjes së qytetit.

 

Në fund të kësaj vizite, studentët patën mundësinë për të shkëmbyer nga afër njohuritë teorike dhe ato praktike në lidhje me ngrohtoren, si dhe të parashtrojnë pyetjet e tyre rreth çështjes se si funksionon Termokosi në të gjitha aspektet.