Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji realizuan vizitë studimore në kompanitë Fleksograf, Fluidi dhe Jafa Champion

24/12/2021

Në kuadër të lëndëve: Produktet e paketuara dhe kohëzgjatja, Proceset themelore në teknologjinë ushqimore, Eco-menxhmenti, Menaxhimi i Cilësisë dhe Mikrobiologjia Ushqimore me Prof. Violeta Lajqi, Sami Makolli, Fisnik Laha dhe Luljeta Ajdini, Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT së bashku me studentët e nivelit bachelor ka realizuar vizitë studimore në kompanitë Fleksograf, Fluidi dhe Jafa Champion – Gjilan.

 

Në këtë vizitë studimore studentët kanë parë nga afër proceset e prodhimit të paketimeve, proceset e prodhimit dhe paketimit të ushqimeve, kontrollin e cilësisë dhe sigurinë ushqimore, analizat mikrobiologjike dhe  mënyrën e menaxhimit të mbeturinave.

 

Kompania Flexograf është kompania e vetme në Kosovë që prodhon paketime fleksibile me teknologji moderne dhe i plotëson kërkesat e tregut në vend. Studentët janë mirëpritur nga stafi i kompanisë Flexograf, duke ju falenderuar drejtorit Berat Mustafa, të cilët ju treguan studentëve  nga afër procesin e prodhimit të paketimeve fleksibile dhe etiketave, duke filluar nga dizajnimi, testimi, ko-ekstrudimi, bashkimi i laminateve, printimi dhe deri te produkti final – paketimi shumështresor, që përdoret për paketimin e kafes, pastave, biskotave dhe shumë produkteve tjera ushqimore, etiketave vetëngjitëse si dhe menaxhimin e mbeturinave.

 

Në kompanitë Fluidi dhe Jafa Champion, studentëve iu është mundësuar përcjellja nga afër e proceseve teknologjike të prodhimit të lëngjeve, kontrollimi i cilësisë përgjatë procesit të prodhimit duke përfshirë edhe analizat mikrobiologjike. Procesi i prodhimit të shisheve plastike PET, duke filluar nga lënda e parë në formë të granulave, shkrirja dhe extrudimi, ngjyrosja, formimi i preformave, fryrja dhe mbushja e tyre me lëngje, si dhe paketimi aseptik i lëngjeve.

 

Studentët u shprehën të kënaqur me realizimin e vizitave të tilla studimore, pasi që njohuritë e përfituara në UBT sipas tyre po ndërlidhen me praktikën e aplikuar në këto industri.