Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi vizituan Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës

bool(false) 22/12/2021

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT në kuadër të lëndëve Kontabiliteti Tatimor dhe Tatimet Biznesore, drejtimi Kontabilitet, Auditim dhe Tatime të drejtuar nga prof. Mustafë Hasani kanë realizuar një vizitë studimore në Doganën e Republikës së Kosovës dhe në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), dy institucione këto më të rëndësishmet për grumbullimin e të hyrave për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

 

Në Doganë studentët patën rastin të njihen drejtpërdrejt nga zyrtarët e këtij institucioni rreth grumbullimit të të hyrave nga Taksa Doganore, Akciza dhe Tatimi mbi vlerën e shtuar. Gjithashtu ata u njoftuan edhe për aktivitetet mbi Kontrollin e importit dhe eksportit, rritjen e sigurisë përmes prezencës në pikat kufitare, luftimin e aktiviteteve ilegale si trafikun e drogës dhe luftimin e kontrabandës në përgjithësi.

 

Në anën tjetër, në Administratën Tatimore të Kosovës studentët u njohën për së afërmi me departamentet përkatëse përgjegjëse për shërbime të tatimpaguesve si dhe departamentin për mbledhjen e detyrueshme. Ata poashtu u njoftuan me shërbimin e ofruar për tatimpagues, procedurat e kontrollit, mbledhjen e tatimeve, deklaratat tatimore dhe obligimet për dorëzimin e pasqyrave financiare.

 

Studentët në të dy institucionet patën prezantime nga drejtorët dhe menaxherët përgjegjës  të  departamenteve përkatëse. Ata ishin të interesuar për punën e institucioneve, ishin aktiv dhe parashtruan pyetje të shumta mbi organizimin, udhëheqjen, sistemin e teknologjisë informative dhe përdorimin e skanerëve dhe softuerëve të avancuar, numrin e bizneseve, kontrollat, evazionin fiskal, depot doganore, marrëveshjet e lira përfshirë marrëveshjen e stabilizim asocimit si dhe të ngjashme.