Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, vizituan kompaninë “EGI group”

bool(false) 02/06/2022

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën shoqërimin e profesoreshës Fidane Spahija Gjikolli, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “EGI group”, brend i prodhimeve “Pi&Ki”, ku kanë parë për së afërmi punën dhe angazhimin e stafit në këtë kompani.

 

Studentët u mirëpritën nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, Arlinda Shala dhe Berat Ukaj, të cilët ua treguan atyre organizimin e procesit të prodhimit të disa produkteve, si dhe i njoftuan me ambientet rreth saj.

 

Përgjatë kësaj vizite, studentët dhe stafi i kompanisë diskutuan rreth analizave menaxheriale në aspektin e kontabilitetit, kalkulimit të kostove dhe çmimeve, proceset e vendimmarrjes, mënyrat e importimit dhe eksportimit të mallrave, si dhe për rëndësinë e ndërmarrjeve prodhuese në vend dhe nevojën për kontabilist menaxherial e financiar.

 

Në kuadër të lëndës “Kontabiliteti menaxherial dhe i kostos”, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, realizuan vizitën studimore në këtë kompani me qëllim të thellimit të njohurive rreth profesionit, si dhe përkushtimit për të ndërlidhur lëndët teorike me ato praktike.