Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë telekomunikuese IPKO

11/01/2023

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Menaxhment Bashkëkohor”, të udhëhequr nga profesoresha Ermira Shehu, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë telekomonikuese IPKO.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte që studentët përveç njohjes me menaxhimin bashkëkohor të marrëdhënieve ndërpersonale dhe procesit të komunikimit, të njoftohen edhe me zhvillimet praktike që aktualisht aplikohen nga IPKO, kompani e cila është e njohur në vend për menaxhimin bashkëkohor të burimeve njerëzore.

Vizita është realizuar në objektin qendror në Prishtinë, ku studentët janë mirëpritur nga stafi i burimeve njerëzore, të cilët kanë shpalosur historikun e zhvillimit të IPKO-s, si dhe kanë prezantuar detaje të rëndësishme rreth qasjes dhe trajtimit të burimeve njerëzore në aspektin e përgjithshëm të korporatës.