Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT kanë vizituar Qendrën Logjistike “Viva Fresh Store”

11/01/2023

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Ndërmarrësi dhe Menaxhim i Inovacionit”, të shoqëruar nga profesoresha Ermira Shehu, kanë realizuar një vizitë studimore në Qendrën Logjistike “Viva Fresh Store”.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte që studentët përveç shtjellimit teorik të temës: “Menaxhimi i Inovacionit, Qeveria, Shkenca Inovacion dhe Politika e Ndërmarrësisë”, të njoftohen edhe me zhvillimet praktike që aktualisht aplikohen nga ndërmarrja.

Vizita ka filluar në Qendrën Logjistike ku studentët janë udhëhequr nga përfaqësuesit e “Viva Fresh Store”, Berat Shala dhe Çiljeta Fejzullahu, të cilët i njoftuan me të gjitha proceset që ndërmarrja ka zhvilluar me qëllim pranimit, përgatitjes dhe dërgesave në mënyrë sa më të mirë të produkteve ushqimore dhe higjienike.

Takimi ka vazhduar në vizitë të Administratës, ku studentët u njoftuan me departamentet të cilat funksionojnë brenda kompanisë, për të vazhduar më pas një ligjëratë tematike me drejtorin e HoReCa dhe Online, Lorik Kusari, i cili i njoftoi studentët rreth projektit të implementuar idenë e projektit, kohën e implementimit, sfidat dhe përparësitë.

Gjatë këtij diskutimi u fol edhe për aspektin e digjitalizimit të proceseve dhe benefiteve të përdorimit të sistemeve të integruara teknologjike, të cilat mundësojnë që të pranohet porosia dhe në kohë reale të mbikëqyret dërgesa.