Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim dhe Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, morën pjesë në festivalin “Medienfrische” në Austri

bool(false) 09/06/2022

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim dhe Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Anisa Rada, morën pjesë në festivalin “Medienfrische” që u mbajt në Bschlabertal në Tyrol të Austrisë.

 

Studentët e UBT-së, Nesa Kryeziu, Anesa Halimi, Blerta Zuka, Yll Avdiu dhe Sara Cafleshi, gjatë qëndrimit të tyre në festivalin “Medienfriesche”, prezantuan UBT-në dhe Kosovën, përmes kreativitetit dhe punës së tyre në fotografi dhe video, të cilat u bën në kuadër të aktiviteteve në këtë festival.

 

Qëllimi i këtij festivali është bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet studentëve dhe artistëve nga vende të ndryshme të botës, për të zhvilluar ide dhe për të krijuar shkëmbime kreative midis artit dhe peisazhit, midis së resë dhe tradicionales, për të ringjallur jetën në fshatin Bschlabertal, i cili konsiderohet nga vendasit si i braktisur nga njerëzit prej kohësh.

 

Në këtë festival, i cili zgjatë rreth pesë javë, marrin pjesë artistë të vendeve të ndryshme, aplikantët dhe studentët e UBT-së si të ftuar special, me ç’rast shprehin dhe ndajnë me njëri tjetrin ide dhe punë kreative në fushën e artit dhe kulturës.