Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, prezantuan në Prizren projektin e UBT-së për Muzeun Etnologjik

bool(false) 17/06/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, së bashku me profesorin Lulzim Beqiri dhe profesorin Bekim Ceko, kanë prezantuar projektin për Muzeun Etnologjik të Prizrenit në prani të përfaqësuesve nga institucionet lokale dhe ata të fshatit Struzhë të Komunës së Prizrenit.

 

Studentët: Mirela Baraliu, Donat Hashani, Nora Perzhella dhe Festina Bucaliu, prezantuan projektin për Muzeun Etnologjik, projekt ky që është marrë përsipër nga UBT përmes Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit në Prizren.

 

Qëllimi i projektit ka qenë mbështetja e komunitetit dhe zgjidhja e problemeve të shoqërisë, koncept që e karakterizon qasjen e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikimit Hapësinor dhe të UBT-së në përgjithësi.

 

Në kuadër të prezantimit është diskutuar edhe për transformimin funksional të shtëpive të banimit në fshatin Struzhë, nga shtëpi të braktisura në shtëpi me ofertë hotelerike të zhvilluar nga profesoresha Besa Jagxhiu, dhe studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikimi Hapësinor, si projekt mbështetës i projektit të Muzeut Etnologjik dhe zhvillimeve të tjera që UBT ka marrë përsipër për komunitetin.